Humb jetën nga Covid-19, kritiku i artit, Astrit Lopari

Kritiku i artit, Astrit Lopari ka humbur jetën, pasi nuk ka arritur të fitojë betejën me Covid-19.
Pas shtrimit në spitalin “Covid” në Tiranë, para dy javësh, 72-vjeçari nga Elbasani ka marrë tri goditje në zemër të cilat kanë rezultuar fatale për jetën e tij, transmeton ‘dritare/net’.
Lopari ka drejtuar shkollën artistike”Onufri” në Elbasan nga ku kanë dalë dhjetra artistë të njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.