Shkrimtari i njohur, Salman Rushdie, thotë se nuk është krejtësisht mirë gati një vit pasi u godit me thikë teksa përgatitej të mbante një ligjëratë në Nju-Jork.
“Kam një terapist shumë të mirë që ka shumë punë për të bërë”, tha romancieri, teksa shtoi: “Unë kam ëndrra të çmendura”.
Gjatë intervistës për BBC News, Salman tha se ende nuk e kishte vendosur nëse do të përballej apo jo me sulmuesin e tij në gjykatë, transmeton ‘epoka e re;.
“Tek unë është një pjesë që dëshiron të shkojë dhe të qëndrojë në seancë, por dhe një tjetër që thjesht nuk mund të shqetësohet më për atë ngjarje”, u shpreh ai.
ObserverKult
Lexo edhe:
NËNTË MUAJ PAS SULMIT, SALMAN RUSHDIE, VJEN ME NJË PARALAJMËRIM
Shkrimtari i njohur Salman Rushdie mbajti një fjalim publik, nëntë muaj pas sulmit me thikë.
Rushdie paralajmëroi se liria e shprehjes në Perëndim është nën kërcënimin më të rëndë ndonjëherë. Ruzhdie foli përmes një mesazhi me video gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të librit britanik, ku ai mori çmimin “Freedom to Publish”.
Organizatorët thanë se çmimet vlerësojnë vendosmërinë dhe qëndrimin e autorëve, botuesve dhe librashitësve kundër intolerancës, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme me të cilat përballen.
75-vjeçari Rushdie dukej më i dobësuar se para sulmit dhe mbante syze me një xham me ngjyrë.
Pas sulmit me thikë në qytetin e Nju-Jorkut në muajin gusht, Rushdie humbi shikimin në syrin e djathtë. Po ashtu pësoi dëmtime nervore në dorë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU