Dje është ndarë nga jeta, në moshën 59 vjeçare albanologu Gianni Belluscio.
Arbëreshi Belluscio ishte ndër studiuesit më të mirë të fonetikës, fonologjisë e dialektologjisë shqiptare.
Profesori universitar Rrahman Paçarizi, ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për ikjen e hershme të Belluscios.
“Dje paska ndërru jetë një arbëresh i madh.
Pa i bërë 59 vjet qenka nda nga kjo botë dhe nga ne Gianni Belluscio, një nder studiuesit me te mire te fonetikës, fonologjisë e dialektologjisë shqiptare.
Gianni Belluscio ka qenë pjesëmarrës i hershëm dhe i rregullt i Seminarit te Albanologjisë. E kisha mik të shtrenjtë e bashkëpunëtor.
E donim dhe na donte.
E quanim edhe Skenderbe.
Kjo është nje humbje e madhe për albanologjinë dhe për arberëshet e arbërishten.
U takofshim në jetën e përtejme Xhani i dashur!“, shkruan Paçarizi në profilin e tij në Facebook./ ObserverKult