“Hylli i Dritës”, revista e Gjergj Fishtës që “promovonte interesat shqiptare”

Botimi i gjithi përkushtuar kombit, gjuhës dhe historisë, “Hylli i Dritës”, do të shihte dritën e botimit më 11 tetor të vitit 1913, në Shkodër, nga At Gjergj Fishta. E botuar dhe e qarkulluar nga “Nikaj Press”, revista u mbështet nga një figurë e shquar, si Luigj Gurakuqi. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, botimi dhe qarkullimi i saj u ndalua nga austriakët, pasi promovonte interesat shqiptare.

“Hylli i Dritës” ka qenë e para revistë e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve katolikë dhe e kryesisë së Provincës Françeskane në Shqipërí, përfaqësuesit e të cilës qenë, jo vetëm drejtori i saj Át Gjergj Fishta, por një plejadë e tërë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh të nderuar.

Revista u bë shprehësja kryesore e aspiratave të elitës shqiptare për pavarësi, demokraci e kulturë perëndimore. Kjo revistë ka në themel veprën e përkushtimin e paharrueshëm të françeskanëve shqiptarë ndër të cilët ndrin emri i Atë Gjergj Fishtës.

Sot mund ta themi që te kjo revistë e konfirmuar si institucion kulturor, shqiptarët kanë shprehur maksimumin e energjive të veta mendore, si asnjëherë tjetër, si askund tjetër.

“Hylli” vuri bazat për një sërë studimesh, si ato albanologjike, letrare, etnografike, folklorike, pedagogjike e nxorri në pah gjithë atë pasuri shpirtërore që kishte mbetur e pacenuar nga nata otomane.

Në vitin 1944 fillon heshtja e gjatë. Një nga aktet e para të qeverisë së Tiranës ishte mbyllja e kësaj reviste si “përfaqësuese e reaksionit”, si dhe dënimi me vdekje e burg i drejtuesve të saj, si At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Benardin Palaj, At Donat Kurti e shumë të tjerë, si dhe vjedhja e trashëgimisë së saj arkivore nga shteti komunist.

Revista “Hylli i Dritës” lindi në nëntorin e vitit 1913 dhe u bë shprehësja kryesore e aspiratave të elitës shqiptare për pavarësi, demokraci e kulturë perëndimore. Kjo revistë ka në themel veprën e përkushtimin e paharrueshëm të françeskanëve shqiptarë ndër të cilët ndrin emri i Atë Gjergj Fishtës.

Që në editorialet e para, ai u drejtohej bashkëkombësve “se kur flasim për ekzistencën e Shqipnisë na e nënkuptojmë gjithmonë si Shtet të qytetnuem dhe europian”.

Në historinë e botimit të “Hyllit të Dritës”, gjejmë të shprehura të gjitha shpresat dhe zhgënjimet, ulje-ngritjet shqiptare dhe shumëçka tjetër që ka lënë gjurmë të kundërtash përgjatë një shekulli, transmeton ‘konica.al’.

Në faqet e “Hyllit” të kësaj kohe përfshihen emrat më të spikatur të mendimit shqiptar – shkrimtarë, filozof e kulturologë si Harapi, Prenushi, Shllaku, Çabej, Marlaskaj, Palaj, Kurti, Dodaj, Sirdani, Rrota, Bardhi, Dema, Gazulli, Gegaj, Gjoka, Alkaj, Gjeçi, Dema e shumë të tjerë, të cilët u përvijuan si akademia e vërtetë e shkencave shqiptare, e modelit perëndimor me bazë të vetme: dijen.

Në vitin 1944 fillon heshtja e gjatë. Një nga aktet e para të qeverisë së Tiranës ishte mbyllja e kësaj reviste si “përfaqësuese e reaksionit”, si dhe dënimi me vdekje e burg i drejtuesve të saj, si At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Benardin Palaj, At Donat Kurti e shumë të tjerë, si dhe vjedhja e trashëgimisë së saj arkivore nga shteti komunist. Periudha e rilindjes së Hyllit fillon pak vite pas rënies së diktaturës, pikërisht në vitin 1993 e vazhdon edhe sot. Këto vite kanë shenjën e “fratit të kujtimeve” Atë Zef Pllumi “ideologut shqiptar të lirisë kundër tiranisë”.

“Hylli”, në sintoni me traditën e vet të hershme, u shfaq gjatë tranzicionit si zëdhënëse e mendimit demokratik perëndimor në Shqipëri. Qysh në editorialin e parë të vitit 1993, At Zef Pllumi shtronte këtë sfidë:

Secili shqiptar, që më të vërtetë e don atdheun, duhet t’i bajë vedit e kombit këto pyetje

“Pse kemi mbetë të izoluem prej Europës?”

“A jemi nda na prej Europës apo Europa na ndau ne?”

 “A na pranojnë ne kombet europiane në gjinin e vet me individualitetin e mentalitetin tonë armiqësor ndaj Europës?”

 “Ç’ka na mungon ne që të mos jemi si europianët e tjerë? Toka –jo, dielli e deti-jo.”

“Si mund e duem Shqipninë kur secili shqiptar mendon se vetëm ai ka të drejtë mbi Shqipninë dhe intrigojmë e tiranizojmë njani-tjetrin?”

E “Ati ynë”, kalitur sakrificash, sigurisht e kishte një përgjigje: “shqiptarët kanë për të ba ma shumë për atdheun, në qoftë se kanë për t’u dashtë ma tepër ndërmjet vedit”.