I biri zbulon “amanetin” e vetëm të aktorit të ndjerë, Guljelm Radojës

Djali i aktorit të ndjerë, Guljelm Radoja, Red Radoja, ka zbuluar rolin e preferuar të babait.

“Roli i preferuar nga babai im është ai që i dalin sytë më në pah, që është ‘Gjeneral Gramafoni’ dhe thuhet në film aty, se si i ka sytë ai”, u shpreh ai.

Më tej, lidhur me amanetet e babait, Redi tha se nuk la ndonjë të tillë, përveç se donte një ceremoni mortore private.

“Nuk ka lënë ndonjë amanet të veçantë. Ceremoninë donte ta kishte familjare, ky mbase ka qenë i vetmi amanet.

Nuk ka qenë i vetmi aktor, kanë qenë edhe aktorë të tjerë, të cilët kanë lënë përpara se të vdisnin, jo në shtratin e vdekjes, por si porosi në një moment duke diskutuar me njerëzit që nuk kanë dashur të përcillen me homazhe nga institucioni, ku kanë punuar.

Kjo për arsye që janë të shumëfishta”, tregoi djali i aktorit të madh.

Pa harruar profesionin e tij si pianist, ai ka folur dhe për rolet e vogla që ka pasur në kinematografi, duke kujtuar momentet e bukura me të atin.

Redi theksoi se babai nuk donte që ai të merrej me aktrim, ndërsa nëna violiniste, e shtyu drejt muzikës. Ai madje ka kujtuar me nostalgji edhe disa momente nga sheshxhirimet.

“Është një rol episodik te filmi ‘Asgjë nuk harrohet’ dhe një rol tepër i vogël, figurant te filmi për fëmijë “Mondi dhe Diana”.

Im at pothuajse ja delegonte çdo gjë time mëje, edhe për këto filma ka qenë ajo që ka këmbënguluar, ai nuk ka dashur.

Nuk i pëlqente disa aspekte shoqërore të asaj gjendje që krijohej në grupet e xhirimit të Kinostudios asaj kohe.

Edhe kjo e ka bërë që siç më ka thënë edhe vetë të më shtynte drejt asaj rruge, kurse ime më po.

Nuk e kam peng që nuk jam marrë me aktrimin, them që do kisha qenë më komod pas kamerave se para kamerave.

Mbaj mend në Teatër në moshën 6 vjeç, nga që unë fëmijë i kisha flokët shumë kaçurrela dhe luhesh një dramë në qytetin e Durrësit “Netë Tragjike Amerikane” dhe kisha një rol… mbaj mend që në ato kuintat, kolegët e babit më ngacmonin.

Më kujtohet diçka që kisha një kujtesë shumë të fortë kur isha i vogël. Mbaj mend që vinin më pyesnin mua kur i harronin, e mbaja mend komplet atë dramën.

Mbase kjo më ka ndihmuar se në piano duhet të mbajmë mend përmendësh shumë nota.

E kujtoj shumë mirë dhe kur kam marrë pjesë te filmi “Balada e Kurbinit”. Ajo që nuk më ka pëlqyer është se ka qenë si metodë pune asaj kohe është që kur bëhesh dublimi nuk më kanë thirrur dhe nuk jam me zërin tim.

Mendoj dhe kur shoh ndonjëherë filma në fillimet e veta, si Timo Flloko apo aktorë të tjerë, kur e dëgjon më vonë zërin e tij, thua pse”, u shpreh Radoja./abcnews.al

ObserverKult


Pamje nga filmi “Gjeneral Gramafoni”

Lexo edhe:

NJË HISTORI E PANJOHUR PËR REGJISORIN E FILMIT “GJENERAL GRAMAFONI”, VIKTOR GJIKËN

Nga Bardhyl Bejo

Flora quhej komshia ime, një grua kaq fisnike, të cilën rrallë mund ta hasësh. Ka kohë që ka ndërruar jetë dhe shpresoj se nëse më ndjek, nuk do të zhgënjehet nga vërtetësia e fjalëve që po them për të.

Aq më tepër kur tani është bashkë me të shoqin e saj të shtrenjtë, e atje shohin gjithëçka ndodh edhe rreth shtëpisë ku ata kanë banuar qysh prej fillimeve të viteve 80-të.

Në shtëpinë e tyre banojnë tani bija e tyre Esi bashkë me Polin djalin e saj, të dy si dritë yjesh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult