I biri zbulon amanetin e vetëm të aktorit të ndjerë, Guljelm Radojës

Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, djali i aktorit të ndjerë, Guljelm Radoja, Red Radoja, ka zbuluar rolin e preferuar të babait.

Roli i preferuar nga babai im është ai që i dalin sytë më në pah, që është ‘Gjeneral Gramafoni’ dhe thuhet në film aty, se si i ka sytë ai”, u shpreh ai.

Më tej, lidhur me amanetet e babait, Redi tha se nuk la ndonjë të tillë, përveç se donte një ceremoni mortore private.

“Nuk ka lënë ndonjë amanet të veçantë. Ceremoninë donte ta kishte familjare, ky mbase ka qenë i vetmi amanet. Nuk ka qenë i vetmi aktor, kanë qenë edhe aktorë të tjerë, të cilët kanë lënë përpara se të vdisnin, jo në shtratin e vdekjes, por si porosi në një moment duke diskutuar me njerëzit që nuk kanë dashur të përcillen me homazhe nga institucioni, ku kanë punuar. Kjo për arsye që janë të shumfishta”, tregoi, kohë më parë, djali i aktorit të madh./abcnews.al


Guljelm Radoja

Lexo edhe:

KY ISHTE FILMI I FUNDIT I AKTORIT TË NJOHUR, GULJELM RADOJA

“Mbjellja e pemëve” ishte filmi i fundit që na lë si thesar aktori Guljelm Radoja. Artisti shfaqet në formë të mirë në këtë produksion kinematografik. Që u xhirua muaj më parë, e që kohë më parë edhe iu prezantua publikut.

Është filmi “Mbjellja e pemëve”, që është xhiruar në mesin e muajit mars, para më shumë se një vit. Muaj kur pandemia ishte shumë e përhapur në Shqipëri. Data 18 e atij muaji ka qenë dita e fundit e xhirimeve të këtij produksioni…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU