Për çiftin e artistëve Roza dhe Dhimitër Anagnosti, ky ishte një lajm i hidhur, pasi Pirro Mani ishte një artist i rrallë, që u mësoi shumë për artin. Roza Anagnosti, e cila ka luajtur rolin e Cucës në dramën “Cuca e maleve”, shprehet se ai i frymëzonte për të realizuar role të një niveli të lartë artistik.
“U trishtuam shumë për një tjetër humbje të madhe të artit shqiptar. Kam pasur privilegjin të punoj me artistin e madh Pirro Mani që i dha vlera të pazëvendësueshme artit dhe identitetit kombëtar me veprat e tij unike që kanë dhënë emocione pa fund. Entuziazmi i tij gjatë punës na frymëzonte e na nxiste për të krijuar personazhe karakteriale me nivel të lartë artistik. Këtë e perceptonte qartë publiku në sallën e Teatrit Kombëtar dhe teatrove të tjera në Shqipëri, që kanë vlerësuar punën e tij me duartrokitje dhe emocione të forta.
Na ka munguar në gjithë këto vite arti i tij. Janë të rrallë regjisorë të tillë si Piro Mani. Respekt e mirënjohje pa fund për këtë artist të madh që na la. Ngushëllime familjes”, u shpreh për “News 24”, aktorja Roza Anagnosti, edhe në emër të bashkëshortit të saj, regjisorit Dhimitri