Vin Diesel ka thënë se “Fast and Furious” do të ketë së shpejti një fund, në dy pjesë.
Aktori hollivudian i cili u bë i famshëm për rolin e tij si garues makinash në këtë film, ka thënë në një intervistë për ‘Associated Press’ se saga “Fast and Furious” do të përfundojë pas dy pjesëve të tjera, pas serisë së fundit të titulluar “F9”, premiera e të cilit shfaqet në kinema me 25 qershor të këtij viti.
Sipas Diesel, dy pjesët finale të tij do të publikohen njëri në vitin 2023 dhe tjetri në vitin 2024.
“E di se njerëzit mendojnë që filmi nuk duhet të mbarojë, por unë mendojë se të gjitha gjërat e mira duhet të përfundojnë”, është shprehur Diesel, i cili luan njërin prej roleve kryesore, atë të Dom Torettos, që kur është inauguruar filmi në vitin 2001.
Filmi ka arritur fitime të mëdha, ku vetëm dy seritë e fundit kanë arritur më shumë se 1 miliard dollarë fitime secili.
Krahas Dieselit, filmi i zhanrit aksion përfshinte edhe shumë aktorë të tjerë të famshëm si Michelle Rodriguez, Dwayne “The Rock” Johnson, Tyrese Gibson, reperi Ludacris, Jason Statham dhe tashmë i ndjeri, Paul Walker./abcnews.al
LEXO EDHE: “Vëllazëri e përjetshme”, Vin Diesel prek me dedikimin për Paul Walker