I erdhi fundi edhe grupit “The Eagles”: Turne lamtumirës nga legjendat e hitit “Hotel California”

Turneu do të quhet “Lamtumirë e gjatë” dhe do të nisë më 7 shtator në Nju-Jork.

“The Eagles kanë pasur një rrugëtim të mrekullueshëm 52-vjeçar, duke luajtur për njerëzit në mbarë botën, duke mbajtur muzikën gjallë përballë humbjeve tragjike dhe pengesave të shumë llojeve”, tha grupi.

13 ndalesat e para të turneut të The Eagles u njoftuan të enjten dhe do të përfshijnë Boston, Atlanta, Cleveland, Denver dhe qytete të tjera, duke kulmuar në St. Paul, Minesota të premten, 17 nëntor.

Turneu pritet të vazhdojë deri në vitin 2025./shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

KUSH ISHTE PERSONI QË E NDIHMOI ALBAN SKËNDERAJN NË FILLIMET E TIJ? KËNGËTARI ZBULON TË PATHËNAT

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, ka folur si rrallë herë për jetën e tij private teksa ka zbuluar disa të pathëna që nuk i kemi ditur për të.

I ftuar në ‘A Live Night’, kantautori ka rrëfyer se si nisi rrugëtimi i tij për t’i hyrë muzikës dhe cili ka qenë personi që e shtyu të bëhej njeriu që është sot, transmeton ‘tirananews.al’.

Albani ka zbuluar se në një moshë shumë të vogël ka nisur të shkruajë tekset e tij të para. Kur ka nisur hapat e tij të para ka qenë një zotëri italian. Tek i cili mori disa leksione kantoje dhe e shtyu që të merrte pjesë në një ‘talent show’. Ku rezultoi fitues mes qindra konkurrentëve.

“Nuk është se kam qenë shumë i ndërgjegjshëm për talentin tim. Unë këndoja para pasqyrës, merrja një fshesë, sajoja diçka. Bëja çudira, por sa dilja nga shtëpia isha shumë i pasigurt…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU