“I hodhët helm spektatorit”, Justina Aliaj kujton Festivalin e 11-të: Na prenë në besë, isha vetëm 20-vjeçe

Festivali i 11-të në Radio Televizionin Shqiptar vijon të komentohet edhe pas kaq shumë vitesh.

Kjo pasi ky festival u dënua nga udhëheqësi i asokohëshëm i Shqipërisë si një festival që përhapte kulturën borgjeze, në kundërshtim me parimet shtetërore.

Si pasojë, shumë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u dënuan me burgime të gjata.

Një ndër këngëtaret pjesëmarrëse ishte dhe shkodrania Justina Aliaj. E ftuar, kohë më parë, në emisionin “Pas Mesnate”, ajo e ka konsideruar dramën më të madhe, pasi artistët i prenë në besë.

Sipas Justinës, pas ushtrisë, ishte radha e festivalit të dënohej, ndonëse ai prodhonte vetëm gëzim te të gjithë.

“Festivali i 11-të ka qenë drama më e madhe. E para, mendoj se u premë në besë. Këndoni, kënduam. Keni kënduar keq, dënoheni.

Por, pse? Se isha 20-vjeç dhe çfarë helmi hodha. Se kjo ishte akuza, i hodhët helm spektatorit. Por unë mendoj që neve na kishte ardhur radha siç ishte ushtria, ashtu edhe ky event i madh.

Ne gëzonim tre muaj përpara që po bëjmë festivalin, atë gjetën. Ishte kënga ‘Në ekranin e televizorit’.

Sa qejf kam ta di, nuk e gjej dot atë gazetaren që thoshte: ‘Këngëtarja seç e bën zërin’. Po mua ashtu më vinte dhe më thoshin që kjo është më e huaj”, tha Aliaj./abcnews.al

OsberverKult


Lexo edhe:

TMERRET QË I PËRJETOI JUSTINA ALIAJ NË KOMUNIZËM: SI PËRFUNDOI PUNËTORE E THJESHTË E NJË NDËRMARRJE…

Dokumentet sekrete të vitit 1976 me korrespodencë të panjohur mes sekretarit të Komitetit të Partisë së Shkodrës, Prokop Murra dhe sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia, lidhur me aktoren e këngëtaren e njohur Justina Aliaj.

Nga Dashnor Kaloçi

Publikohen dokumentet sekrete të vitit 1976 me korrespodencën e panjohur mes sekretarit të Komitetit të Partisë së Shkodrës, Prokop Murra dhe sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia.

Korrespodenca lidhet me aktoren dhe këngëtaren e njohur Justina Aliaj, të cilës i ishte dhënë një rol pozitiv në një prej filmave të Kinostudios “Shqipëria e Re”. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult