I humbi të dy prindërit kur ishte shumë e re, Rozana Radi rrëqeth: Edhe unë vuaj nga kjo sëmundje

Në një lidhje në Skype, kohë më parë, për programin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan ishte këngëtarja Rozana Radi. Ajo u shpreh se vuan nga hipokondria, një sëmundje e cila i shkakton asaj frokën se do preket nga ndonjë sëmundje.

Këta persona që vuajnë prej saj mendojnë që çdo gjë që lexojnë, ose çdo sëmundje e kanë në trup. Këngëtarja shprehet se në këtë situatë, frikërat janë shumuar edhe më shumë.

Orinda Huta: Më përpara ke deklaruar që ke qenë e kujdesshme ndaj sëmundjeve, ke një lloj frike të zakonshme.

Rozana Radi: Hipokondria quhet, është një lloj sëmundje që e kalojnë të gjithë studentët e mjekësisë të vitit të dytë fakultet. Të cilët lexojnë shumë dhe ata mendojnë që çdo gjë që ata lexojnë, çdo sëmundje e kanë në trup.

Unë këtë e përjetoj gjatë gjithë jetës sime, vazhdoj të mbetem në vit të dytë ne fakultet dhe kjo më bën të ndihem dhe e re në moshë gjithë jetën. Quhet hipokondri dhe po jam hipokondrite.

Orinda Huta: Si ka ndikuar këtë kohë sepse besoj se ka qenë problematike për ty? Rozana Radi: Janë shumuar frikërat e mia, janë bërë në katror, por megjithatë këto dy ditë që dola, me thënë të drejtën jo se nuk kam qenë e kujdesshme. Më shqetësojnë njerëzit që nuk janë të kujdesshëm, që nuk i ruajnë distancat.

Dhe mendoj nëse nuk do të isha një njeri pa simptoma, por do ta kisha kaluar si sëmundje, do mundohesha të ruaja distancat për vetë faktin, se do doja një botë të pastër, pa epidemi, një botë sociale.


Lexo edhe:

ROZANA RADI: MOS POSTONI VARRET E FAMILJARËVE NË RRJETET SOCIALE, MBAJINI NË ZEMËR KUJTIMET

ObserverKult