Kompozitori i njohur Flamur Shehu, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me Covid-19. News 24 bën me dije se kompozitori 77-vjeçar, gjendet nën kujdes intensiv në QSUT.
Mësohet se gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit.
Kush është kompozitori Flamur Shehu
Flamur Shehu mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontribut të shquar në fushën e muzikës e këngës së lehtë shqiptare dhe studimin e folklorit.
Ai është autor këngësh shumë i njohur. Flamur Shehu u lind në Tiranë më 28.11.1944 është një ndër kompozitorët më të njohur në gjithë trevat shqiptare. Në arkivin e tij numëron mbi 500 këngë, një shifër shumë domethënëse.
Ka dy çmime të para (një në Festivalet e RTSH, dhe një në Koncertet e Pranverës) dhe 17 çmime të para dhe të dyta të shtrira në kohë.
Flamur Shehu është babai i Dj të njohur Sardi.
——————————————————————
LEXO EDHE: BUJAR QAMILI RRËFEN BETEJËN E VËSHTIRË ME COVID-19: KAM QËNDRUAR NË KOMA…
Artisti i madh i muzikës popullore, Bujar Qamili, ishte i ftuar në emisionin “Rudina” nga Rudina Magjistari në “Tv Klan”. Ai ishte edhe personi që hapi një sezon të premtesh festive. Ku në 8 javë, do të ketë të ftuar VIP që do të këndojnë në një mini-koncert në studio.
Bujar Qamili zhvilloi gjithashtu edhe një intervistë midis këngëve të sjella aq bukur, shoqëruar me orkestrën. Në këtë intervistë, rrëfeu se ashtu si pjesa më e madhe e njerëzve, edhe ai ka kaluar eksperiencën e COVID-19, por në një gjendje të rënduar, pasi ndodhej në koma.
Rudina Magjistari: Edhe njëherë pak për Covid-in, të shikoj që je mirë, ka kaluar gjithçka, e ke hedhur pas shpine, më trego edhe njëherë sepse është hera e parë që takohemi ballë për ballë pas asaj historie…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU