Miq kolegë e të afërm i dhanë sot lamtumirën e fundit aktorit e regjisorit Koço Devole, i cili u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë, pasi luftoi COVID-in.
Koço Devole, u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 75-vjeçare pasi ndodhej prej 1 jave i intubuar në spitalin Infektiv, për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua pasi u infektua me COVID.
Aktori fillimisht doli negativ në rezultate nga Covid dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore sepse vuante edhe nga leukemia. Kur u shtrua për herë të dytë në spital ai u fut menjëherë në intubim dhe pas një jave në luftë për jetën, ai e ka humbur këtë betejë.B.K./r.k./Shqiptarja.com