Shkrimtarit Nasho Jorgaqi i është dhënë sot lamtumira e fundit me homazhet e kryera në Akademinë e Shkencave.
Në këtë ceremoni në nderim të përkthyesit, skenaristit, hulumtuesit dhe studiuesit shqiptar që u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 91-vjeçare, mori pjesë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, përfaqësues të Akademisë së Shkencave, miq dhe familjarë.
Kushi theksoi se akademiku Jorgaqi ka dhënë një kontribut të vyer në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës në Shqipëri.
Ministrja theksoi se “ai do të mbahet mend, jo vetëm nga studentët dhe bashkëpunëtorët, por edhe nga lexuesit e tij për veprat e mirënjohura, si “Portrete dhe gjurmime”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Udhëtim me Fan Nolin”, “Estetika e fjalës shqipe”, etj.
Gjithashtu, shtoi Kushi, ai do të mbesë në kujtesën tonë si skenaristi i filmave të dashur për të gjithë shqiptarët “Tomka dhe Shokët e tij” dhe “Mimoza Llastica”.
Mjeshtri i Madh la pas një krijimtari të pasur e të vyer në letërsi, kinematografi si dhe një sërë botimesh shkencore./ATSH
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI NASHO JORGAQI
Shuhet në moshën 90-vjeçare shkrimtari dhe skenaristi i njohur Nasho Jorgaqi. Lajmin e ka bërë me dije në një status në rrjetet sociale, nipi i tij. Ai bën me dije se homazhet në nder të tij do të zhvillohen nesër pranë Akademisë së Shkencave në Tiranë.
Statusi i plotë
Sot me dt 25 Gusht 2022, u nda nga jeta Gjyshi im Nasho Jorgaqi. Homazhet ne nder te tij do te zhvillohen diten e Premte dt 26 Gusht 2022 prane Akademise se Shkencave (Shetitorja Murat Toptani, 1000) Tirane ne ora 12:00 – 14:00.
Varrimi ne Varrezat e Sharres ora 14:00
Lidhja jone me ty Gjysh kapercen kufinjte e te zakonshmes.. ishte sureale…
Dashuria, qe ti me ke falur ne keto 34 vite te jetes time, eshte dhurata me e bukur qe une kam marr ndonjehere ne jete.
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU