I keni rrahë gratë sa herë që ju ka kcy naj nerv n’kry…

Nga Marigona H. Krasniqi

Kur thonë: “jeni tranu ju çikat e reja, s’po duroni as sytë e zi me ju thanë, ktyneherë ka pas marifet” e të tilla muhabete, ua kujtoni ‘marifetet’ e tyre, të së kaluarës:

-Çikat i keni feju edhe n’djep, e nana e çikës nuk ka pas t’drejtë as me diskutu e shpesh nuk ka qenë në dijeni as ajo. Si rezultat çika qysh n’fillimet e saja në shkollë ka qenë e bullizuar nga bashkëmoshatarët.

-Gratë i keni fajësu, e shpesh edhe i keni divorcu veç pse nuk kanë lind djem, anipse ‘fajtori’ nuk u kërku asnjëherë po me ‘mençuninë’ e juve t’pashoqe e keni ditë që gruaja ka faj.

-Grave të divorcuara flokët ua keni rru, qethë a pre, qysh t’doni thoni, veç me u dallu ndër të tjerë që me demek këtë e ka lshu burri.

-I keni mshelë në shtëpi gratë e vet keni dal rrugëve, e kur jeni kthy u keni tregu atyne se sa e zonja ish gruaja e filanit.

– I keni rrahë gratë sa herë që ju ka kcy naj nerv n’kry e prap ajo nuk ka guxu me fol se ‘dajaku ka dal prej Xhenetit’.

-Për gruan ka vendos çdokush: baba, vëllau, burri, vjehrri, kunati, kunata, filani, fisteku, përveç asaj që nuk ka ditë çka do të thotë vetja, e drejta, liria.

-Te baba çika nuk ka guxu me fol se ‘nuk ban m’u ni zani i çikes’, te burri hiq se hiq se u kan në ‘derë të huaj’.
(vazhdojnë rastet)

Kështu që përnime mos na thoni as sytë e zi, as të kaltër as kurgjo. Jo që jemi tranu, po thjeshtë kemi mbledhë mend edhe e kemi kuptu që nuk e kemi ‘farz’ me ia duru zullumin askujt.

ObserverKult

———————————————–

Lexo edhe:

KUR DO NA E BASH NJË FËMIJË? PYETJA QË S’DUHET T’I BAHET NJI GRUAJE

lexo edhe:

IRENA GJONI: PO KU JE TI SOT?

Ishte koha e demonëve
ajo që lundroi në fund të oqeanit.
Në vizione mortale skaliten
dhe dëshirat e ndrydhura
në fshehtësinë e ëndrrave.
Shpresë-Ëndërr-Vdekje,
Vdekje-Ëndërr-Shpresë.

Dimri i plakur
ka arritur në kohë të tjera.
Aty ia kanë marrë frymën
dhe ia kanë mpirë zemrën
Këtu ka ngelë zhegu i korrikut.

Po ku je ti sot?
Vorbullshëm dëshira të egra
nën një qiell të ndritshëm,
akoma enden në përpjekje të copëtuara.
Iluzion, vajtime për liri…

Dhe kur mendimi bleron,
unë digjem akoma
në flakët obsessive të ikjes tënde,
realitet i maskuar përmes universit
i mbërthyer duke parë tretjen.

Po ku je ti sot?

Lexo poezinë e plotë KETU

ObserverKult