I përqafuar nga Zaho, Rama ndan fotot nga Festivali Folklorik Kombëtar: Gjirokastra, më e bukur se asnjëherë më parë

Gjirokastra është kthyer në kryeqytetin e kulturës shqiptare, pasi ka nisur Festivali Folklorik Kombëtar, që pritet të zgjasë një javë ku do të performojnë 1200 artistë.

Zv.ministrja e Kulturës Meri Kumbe në një intervistë për Report Tv, u shpreh se në qytetin e Gjirokastrës gjatë këtij festivali do të performojnë artistë jo vetëm nga të gjitha qarqet e vendit, por edhe nga trevat të tjera shqipfolëse.

Sipas Kumbes, festivali është një festë që do të bashkojë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Festivali, thekson më tej Kumbe, ka shtuar ndjeshëm numrin e turistëve.

‘Gjirokastra e vërtetë këto ditë është magjike. Rikthehet pas 8 viteve për shkak të pandemisë, pasi ishte planifikuar të zhvillohej në vitin 2020. Jemi në Gjirokastër plot me artistë dhe plot ngjyra. Numri i artistëve që do të performojnë është 1200 dhe do të zgjasë deri më 1 korrik. Janë 8 net ku vijnë të gjitha qarqet e Shqipërisë, por kemi të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare.

Është një festë që ka bërë bashkë shqiptarët anë e mbanë botës dhe do të performojnë të gjithë në Gjirokastër.

Festivali ka shtuar numrin e turistëve në të gjithë zonën. Motivi i këtij viti kanë qenë artizanët.’- tha zv.ministrja.

Kumbe theksoi me tej se risia e këtij sezoni është se ka shumë të rinj që do të performojnë në skenë, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes, do të ketë performanca kushtuar të rinjve.

‘Risia është se ka shumë të rinj në skenë. Dhe natën e fundit do të performojnë 40 fëmijë pjesëmarrës në festival. Aktivitetet në orët e vona të mbrëmjes jemi përpjekur që t’ua kushtojmë të rinjve, në mënyrë që edhe të rinjtë të gjejnë veten.’- tha Kumbe.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023, ngjarja që bën bashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar, do të mbahet për 8 net në kalanë e Gjirokastrës në një skenë të hapur për të gjithë dhe do të aksesohet falas.

Edi Rama: Gjirokastra, më e bukur se asnjëherë më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga Festivali Folklorik Kombëtar që pas 8 vitesh është rikthyer në Gjirokastër ku do të marrin pjesë më shumë se 1200 artistë nga mbarë vendi.

Në facebook-un e tij, Rama ka publikuar një album fotosh nga momentet më të veçanta gjatë festivalit, duke e shoqëruar me mbishkrimin:

“Gjirokastra më e bukur se asnjëherë, si asnjëherë e dashur për njerëz nga tërë anët e botës, e ku asnjëherë folklori ynë s’u ka folur me tingujt dhe ngjyrat e veta magjike kaq shumë njerëzve nga kultura të ndryshme”. / Report Tv

ObserverKult


Lexo edhe:

GJIROKASTRA QYTETI MË I BUKUR I SHQIPËRISË, ATY KU “FLASIN” EDHE GURËT

Gazetari spanjoll, Angelo Nero, i ka kushtuar një reportazh Gjirokastrës. Atë e ka cilësuar si qytetin e gurëve që “flasin”.

Ai ka rrëfyer për medien spanjolle, historinë e këtij qyteti. Qytet ky që sot tërheq mjaft turistë.

Shkrimi i plotë nga Nero:

Gjirokastra, një nga qytetet më të bukura në zemër të Shqipërisë. Është një vend që të nxit të harrosh orët dhe endesh rrugëve më këmbë. Ta arrish me ritmin e një pelegrini antik, madje edhe atyre që, si unë, u mungon besimi.

Atë shtator të nxehtë të vitit 2019, ne hymë në qytet më këmbë dhe shpejt, mund të dallonim muret e Kalasë, e njohur më parë si Argjirokastër, që daton në shekullin e 12-të dhe që shtrihet në majë të një kodre, duke mbizotëruar qytetin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult