I riu shqiptar rrëfen suksesin si komedian në SHBA: Në fillim shisja bileta në një klub…

Edmond Çami, një komedian shqiptar në SHBA, ka rrëfyer në emisionin “Real People” rrugëtimin e tij në skenat amerikane.

Edmondi tha se në moshën 9-vjeçare u zhvendos së bashku me familjen në SHBA pasi fituan lotarinë amerikane.

Ai tha se rruga drejt komedisë nisi rastësisht teksa punonte si shitës biletash në një klub komedie në SHBA.

I riu tregon se pasi që bëri një kurs për komedi iu dha shansi të fillonte në klubin ku shiste bileta më parë.

“Shqipen e di por nuk e di aq mirë sa di anglishten. Nuk e kam provuar të bëjë batuta në shqip, por këtë vit qëllimi është të krijoj një komedi në shqip.

Në SHBA shkova 9-vjeç, babai im fitoi lotarinë dhe ikëm. Kam kushërinj nga Pogradeci dhe Korça në Amerikë. Pjesa e komedisë është e lindur. Fillova të shisja bileta në një klub komedie dhe aty marrin komedian çdo javë. Shisja bileta dhe shikoja komedinë dhe një nga menaxherët tha se do fillonte një kurs si të bëhesh komedian. Fillova kursin, në fillim më pëlqente shumë por nuk ishte aq kollaj. Komedianët që shihja unë kishin 20-vite në skenë”, tregon komediani.

Tutje, Çami tregon se pas kësaj ka vazhduar edhe 3 muaj të tjerë kursin për komedi.

“Gjatë kursit isha shumë nervoz, zgjati 3 muaj. Pas kursit ai më lejoi të bëja një shfaqje 3 minuta. Në ato 3 minuta dy herë qeshën njerëzit. Në Amerikë duhet që çdo 15 sekonda duhet të bësh njerëzit për të qeshur në një stand-up komedy. Po nuk i bëre për t’i qeshur shikuesit nxjerrin telefonat dhe nuk të ndjekin. Për mua ishte sukses sepse qeshën, por vazhdova sërish kursin”, tha Edmondi./euronewsalbania

ObserverKult


Lexo edhe:

LETRA E KOMEDIANIT CARLIN DREJTUAR GRUAS SË VDEKUR: FLASIM SHUMË, DASHUROJMË PAK, URREJMË SHUMË…

Letra e George Carlin për gruan e ndjerë

Ndoshta ka disa gjëra që kemi nevojë t’ia themi vetes duke ju drejtuar dikujt, i cili/e cila edhe pse nuk është më, ka lënë gjurmë të pashlyera në jetën tonë. Janë disa gjëra që për t’ia dëshmuar dikujt që ka qenë kaq i shtrenjtë.
Kjo edhe pse, ai ose ajo, nuk do të arrij t’i dëgjojë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult