Pas vizitës së tij në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover ishte në Akademinë e Arteve në Tiranë.
I shoqëruar nga aktori i njohur Kastriot Çaushi, i cili është dhe rektor i Akademisë së Arteve në Tiranë, Glover ka parë ambientet e universitetit dhe ka biseduar me aktorë dhe pedagogë.
Ai ishte veshur me fanellën kuq e zi të ekipit kombëtar të futbollit Shqiptar, me emrin e tij mbrapa.
Glover ka pasur një sërë rolesh në filma, skenë dhe televizion, dhe është më i njohur për rolin e rreshterit të policisë së Los Anxhelosit Roger Murtaugh në serinë e filmave aksion “Lethal Weapon”, duke luajtur së bashku me Mel Gibson dhe Joe Pesci.
Më vonë ai luajti edhe një herë me Gary Busey në filmin e suksesshëm Predator 2. Gjithashtu ka qenë producent në disa filma amerikanë të realizuar./shqiptarja.com
ObserverKult
Lexo edhe:
AKTORI I NJOHUR, DANNY GLOVER, VIZITOI MUZEUN “GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU”, E SHIKON EDHE FILMIN PËR HEROIN TONË
Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover ka vizituar Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.
Lajmi u bë me dije nga Muzeu Historik dhe Etnografik në Krujë me anë të një fotoje të postuar në faqen zyrtare të tyre në Facebook.
Glover pasi ka vizituar muzeun ka parë edhe filmin e Skënderbeut i cili transmetohet në muze. Ai u shpreh i mahnitur nga historia e heroit kombëtar të shqiptarëve.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult