A është uji luks? Kjo foto që të tronditë thotë që mbase po… pasi një fshat i tërë shihet përmbi një pus. Banorët vuajnë nga thatësira dhe uji që në vende tjera nuk diskutohet, atje shihet si shpëtim jete.
Natwarghad është një fshat i madh në shtetin perëndimor Gujarat të Indisë dhe vuan nga thatësira për më shumë se një dekadë.
Digat, puset dhe pellgjet janë tharë në pjesët perëndimore dhe veriore të Gujaratit.
Njerëzit presin me orë të tëra rreth pellgjeve të fshatrave. Uji me cisterna si ndihma nga shteti nuk vjen me rregull. Por temperaturat nuk pyesin, ato arrijnë në mbi 40 gradë Celcius./alamy
ObserverKult
Lexo edhe:
E QESHURA, HISTORIA E FOTOGRAFISË SË REALIZUAR DIKUR NË SHKODËR