Ia dinin të palarat që kishte bërë në rini, Enver Hoxha i eliminoi miqtë e tij

Enver
Enver Hoxha

Pasi mbërrin në majë të pushtetit Enver Hoxha nuk do të kujdesej vetëm të dërgonte në plumb apo në burg bashkëpunëtorët e fashi stëve apo edhe kundërshtarët e tjerë. Situata ishte e përshtatshme për të qëruar hesapet edhe me një numër të madh njerëzish që njihnin të shkuarën e tij aspak të lavdishme, që njihnin bëmat e tij në Korçë apo Tiranë, qoftë në Francë e Belgjikë.

Mes turmës-popull nuk duhet të mbetej asnjë opinionbërës negativ që mund t’i dëmtonte imazhin dhe pushtetin. Figura e njeriut që do t’i mbushte mendjen pothuaj gjithë popullit, se jo vetëm kishte themeluar Partisë Komuniste Shqiptare, por edhe kishte udhëhequr Luftën kundër fas hizmit, duhet të pastrohej nga çdo lloj ndotjeje apo përbaltjeje.

Nga ana tjetër, lista e gjatë e atyre që duhet të heshtnin, me hir, me pahir, apo përgjithmonë, ishte tepër e gjatë, sa duket në përpjesëtim të drejtë me paturpësitë, mëkatet e aventurat e rinisë së Enver Hoxhës.

Ishin miqtë e tij të qejfeve e ahengjeve, që dinin shumë dhe që mund të flisnin, kishte njerëz që nuk e kishin begenisur dhe ndihmuar në ditë të keqe, por kishte edhe disa të tjerë që fati e kishte sjellë të njihnin ndonjë të fshehtë të hidhur të jetës së tij.

Qysh në fillim Enver Hoxha vendoset para një sprove të vështirë.

Ai duhet të vendoste për jetën ose vdekjen e kunatit të vet, Bahri Omari, i cili akuzohej si bashkëpunëtor i fash istëve për shkak se kishte pranuar postin e Ministrit të Jashtëm, për pak muaj, në vitin 1944, në një qeveri të konsideruar kuislinge.

Vetë Bahriu kishte besim te zemërgjerësia e kunatit, sidomos për faktin se kishte qenë një nga mirëbërësit më të mëdhenj të tij.

Ai e kishte mbajtur në shtëpi, në Bari të Italisë dhe më pas në Tiranë, ai e kishte njohur me një numër politikanësh nga më të zëshmit e kohës, e kishte mbajtur me të holla, e kishte fshehur kur kërkonin ta arrestonin e të tjera.

Por Enver Hoxha nuk e fali. Ai mori vendimin për ta pushkatuar atë./abcnews/

——————————————-

Lexo edhe:

A e helmuan Enver Hoxhën? Ja çka pati thënë Nexhmija

ObserverKult