Nga Omar Alamudi
Çdo ditë në mëngjes, ndërkohë që më ushqente, nëna më thoshte: ”Hape gojën shumë që të bëhesh kampion si kushëriri jot filani. Natën, ndërkohë që donte të më vinte në gjumë më thoshte:”Hajde fli tani që të bëhesh si filani.”
Sakaq, nga ana e tij, babai më thoshte gjithmonë: ”Mëso dhe bëhu si filani dhe të shkoj në xhami siç bënte filani.”
Mësuesi në shkollë më këshillonte: ”Bëhu i zellshëm si filani.”
Një mësues tjetër më thoshte që të jem i dëgjueshëm si filani.
Sakaq, trajneri në stërvitje më thoshte që për të shënuar më shumë gola, duhet ta gjuaj topin si filani. Vetë im vëlla, kur luanim kukafshehtazi, që të fshihem si ai që të mos më gjejnë.
Pas të gjithë këtyre udhëzimeve e këshillave, sa herë më duhej të vrapoja, shihja dikë që vrapon më lehtë dhe më shpejt që ta imitoj. Sa herë më duhej t’i shtrëngoj dorën dikujt, shihja dikë anash meje, si ua shtrëngon ai dorën që ta imitoj. Ia dola të bëhem si filani, filani, filani e filani.
U rrita dhe fillova të përpiqem të pikturoj si filani, të luaj karate si filani, të këndoj si filani, të flas si filani, të shkruaj si filani … dhe dështova në të gjitha përpjekjet.
U orvata të bëhem një mjek i suksesshëm si filani, apo një inxhinier si filani, me pas një arsimtar si filani, një gazetar si filani, dhe në çastin e fundit vendosa të bëhem llogaritar si filani.
U diplomova i mbinkarkuar me persona model pa fund, të cilët kisha dashur t’i imitoj dhe të bëhem si ata, isha hapërdarë dhe nuk dija cilën rrugë të ndjek. Qëndroja vetëm si i ngrirë për orë të tëra, i humbur ndihesha, kërkoja veten, atë që isha. Kalonin njerëz pranë meje, më thërrisnin në emër, Omar, por nuk përgjigjesha.
Në shqip nga: Elmaz Fida
*Titulli i origjinalit: “Bëhu si filani!”
ObserverKult
Lexo edhe:
SHKRIM PREKËS NGA ÇUN LAJÇI: NJI DITË KANË ME THANË E KEMI NJOFTË FILANIN…