Këngëtari i njohur Ibrahim Tatlises ka pësuar aksident trafiku në Bodrum. BBC në gjuhën turke raporton se po vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e Tatlises, i cili ka mbetur i bllokuar në automjet.
Sipas informacioneve të marra, këngëtari ka pësuar aksident trafiku mëngjesin e sotëm në rrugën “Bodrum Yalıkavak”, ku ka mbetur i lënduar, transmeton ‘gazeta express’.
Automjeti në të cilin ndodhej Tatlises në lagjen Bodrum të Muğla u rrokullis në një stok në rrugën “Yalıkavak”.
U raportua se artisti ka mbetur i bllokuar në automjet dhe në rajon janë dërguar forca shëndetësore dhe zjarrfikëse.
BBC raporton se përpjekjet e shpëtimit të Tatlisesit po vazhdojnë dhe se vajza e saj ishte me të në momentin e aksidentit.
Lexo edhe:
“AJO PARASHIKOI AKSIDENTIN…”, DETAJE TË REJA TRONDITËSE TË VDEKJES TRAGJIKE TË PRINCESHËS DIANA!
Dokumentari “The Diana Investigations” ka zbuluar detaje të reja tronditëse të vdekjes tragjike të Princeshës Diana. Vdekja e saj ndodhi në një aksident automobilistik në vitin 1997.
Princesha e ndjerë e Uellsit parashikoi se do të vdiste në një aksident automobilistik, përpara aksidentit të tmerrshëm në Paris. Sipas një raporti nga Daily Beast, ajo për parandjenjat e saja ishte shprehur qysh dy vjet para.
Në tetor 1995, Diana kërkoi një takim privat me këshilltarin e saj ligjor personal, Victor Mishcon. Takimi u zhvillua për t’i “treguar atij për diçka që ajo kishte në mendje”. Mishcon mbajti shënime nga biseda gjatë së cilës Diana dyshohet se tha se “burime të besueshme”, të cilat ajo nuk do t’i përmendte. Ekëto burime e kishin informuar atë “se një aksident automobilistik mund të organizohej”.
Prindesha Diana me sa duket parashikoi se ajo “ose do të përfundonte e vdekur ose do të plagosej rëndë”
Në gusht 1997, princesha së bashku me partnerin e saj, Dodi Al-Fayed dhe shoferin e saj, Henri Paul, vdiqën…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU