“Idealisti” tema e Festivalit të Stripit dhe Karikaturës, mysafir special krijuesi i “V for Vendetta”

Nga data 17 e deri më 20 tetor 2019 në Prizren do të mbahet edicioni i 16-të i festivalit ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Shoqata e strip artistëve kosovarë “XhennetComics” është organizatore e festivalit, e cila thotë se i ka bërë të gjitha përgatitjet me kohë.

Në këtë festival do të mbahen edhe disa debate që ndërlidhen me stripin dhe karikaturën, të cilat i paraprijnë festivalit.

“410, është numri i artistëve që kanë konkurruar në këtë festival, nga 57 shteteve të botës me 2227 punime, ndërsa prej tyre janë përzgjedhë 14 artistë për t’u prezantuar në festival”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu janë 20 artistë mysafirë nga tetë shtete të botës – Angli,Turqi, Qipro, Maqedoni Veriore, Mali i Zi, Serbi, Shqipëri dhe Bulgari, të cilën kryesisht merren me strip dhe karikaturë.

Tema e edicionit të XVI-të të festivalit të stripit dhe karikaturës është “Idealisti”.

Vlen të ceket se si mysafir special në këtë festival do të jetë artisti nga Anglia, David Lloyd i cili është ilistruesi dhe krijuesi i stript të njohur “V For Vendetta” dhe në seritë si “Hellblazer”, “Alien”, “Global Frekuency”, “War Stories” dhe”Kickback”.