Ike Piro Mani e na le një boshllëk që nuk mbushet…

Pavlina dhe Piro Mani

Nga Pëllumb Kulla

Mjeshtri i papërsëritshëm i regjisë skenike, Piro Mani, dje mbushi vitin që na la.
Një vit pa atë të folurën gati të përditshme me njëri-tjetrin unë në Florida e ti në Connecticut.
Mua më le pa atë zërin burrëror, pa atë të qeshurën tënde të ngrohtë e bubullitëse…
Një vit pa komentet e teatrit të atdheut: të teatrit tonë “të vogël” dhe atij “të madhit” të tyre, me aq shumë të papritura historike, me karaktere, ku më dominantët janë ata groteskët, ata shumëmgjyrshit, ata që nuk rrijnë dot pa recituar me nota të larta plot pathos.
Ike Piro e na le një boshllëk, që nuk mbushet.
Ike me atë ikjen që nga ca emra të shquar morti nuk merr dot shumë, ngaqë e ka zor të marrë vlerat e mëdha, ato të cilat nuk shtihen nën dhè, ato që mbeten mbi truallin amtar, përjetësisht.
Pra të kemi këtu, të pavdekshëm, Piro! Të kujtojmë, të përmendim, të citojmë, rishijojmë artin tënd. Ata më të rinjtë të afrohen, të njohin, mrekullohen, të admirojnë e të kanë mësues.
Si mund të quhet vdekje kjo?!

*Titulli i origjinalit: “Një vit pa Piro Manin

Piro Mani dhe Pëllumb Kulla

Lexo edhe:

PËLLUMB KULLA PREK ME DEDIKIMIN PËR PIRRO MANIN: NE NUK TË VARROSIM DOT…

Nga Pëllumb Kulla

I shtrenjti Piro!.. Jemi mbledhur këtu rreth teje, krah shoqes tënde të jetës, Pavlinës së mirë dhe fëmijëve tuaj të mrekullueshëm, për të të përcjellë drejt banesës tënde të fundit. E dimë fort mirë se me mendje, ty sot po të përcjell e gjithë bota shqiptare. Është ajo gjithësi, e përhapur sot mbi tërë sipërfaqen e globit.

U bënë dy ditë që po ndahet me ty duke të qenë mirënjohëse dhe shpreh vlerësimet më të larta, për ato që i dhe, për ato që i le dhe të siguron se do të mbetesh i paharruar, në jetë të jetëve…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU