Këngëtari i njohur i muzikës, Ylli Baka ka lansuar së fundmi këngën më të re me titull “Yll moj Katerinë”.
Në një lidhje me Skype nga Vlora për “ABC e Mëngjesit”, ai ka ndarë detaje nga kënga, duke theksuar se teksti është shkruar nga i ndjeri Jorgo Papingji, i cili nuk e përfundoi dot.
“Kënga të mban gjallë. Unë e dua shumë këngën dhe nuk lodhem duke kënduar. Unë do të këndoj gjithmonë.
Bashkëpunimi ka lindur te studio e kompozitorit Klodian Qafoku. Ata ishin të dy dhe mua më pëlqeu ideja. Tema e këngës ishte e profesorit të ndjerë Jorgo Papingji, i cili nuk e përfundoi dot, por e çova unë deri në fund”, u shpreh ai.
Më tej, Ylli u ndal dhe te kënga “Balukeverdha”, të cilën po ashtu ia ka shkruar i madhi Arben Duka.
“Gjithashtu dhe Arben Duka më ka lënë një këngë, tekstin e të cilës më ka dhënë bashkëshortja e tij. Ta ka lënë për ty, Ylli’, më tha ajo.
Ikja e këtyre të mëdhenjve na ka lënë jetim për tekstet”, tha këngëtari./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
E URRENI ZGJIMIN NË MËNGJES? KËSHILLAT E MARK AURELIT MUND T’JU NDIHMOJNË SHUMË