Ikona “Shën Mëria në fron me Krishtin” është pikturuar gjatë fundit të shekullit të XIX, për të zbukuruar kishën e fshatit Sinicë në Korçë.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar bën të ditur se “sot kjo ikonë zbukuron dhomën e artë në ambientet e MKAM”. Ikona me përmasa të konsiderueshme paraqet në qendër Virgjëreshën Mari të ulur në një fron të dekoruar në frymën e artit barok.
Në krahun e majtë ajo mban Krishtin të pikturuar me ngjyrë të gjelbër e të kuqe. Krishti me njërën dorë bekon ndërsa në dorën tjetër mban një elitar të mbledhur.
Fytyrat e tyre janë modeluar me tipare të buta, ngjyra të lehta, faqe të kuqe dhe qerpikë të theksuar në sytë e tyre.
Në pjesën e sipërme të ikonës prej reve puplore shfaqen në fluturim dy kryeëngjëjt Mihail dhe Gabriel të cilët afrojnë kurorën mbretërore në nëna e Zotit.
Aureolat në dy figurat kryesore të kompozimit, janë shumë të dekoruara me elementë dekorativë, sikundër dhe froni mbretëror./ATSH
LEXO EDHE: KJO ËSHTË IKONA E GJETUR NË KATEDRALEN E KALASË SË BERATIT