Kush është agjenti “007” shqiptar, me kë bashkëpunonte

Iliaz Bazna deklarohet se është më origjinë shqiptare, disa vite pasi i ati i tij humbi jetën në mënyrë tragjike…

Historia e njërit prej agjentëve më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, që nga çelësbërës kasafortash u shndërrua në vjedhës dokumentesh të rëndësishme.

Emri i një agjenti shqiptar sëbashku me personalitetet e spiunazhit që kanë bërë famë gjatë shekullit të 20-të, në Luftën e Dytë Botërore është zbardhur në librin biografik të një konsulli gjerman.

Iliaz Bazna deklarohet se është me origjinë shqiptare, disa vite pasi i ati i tij humbi jetën në mënyrë tragjike. Bazna merr një sasi të hollash si dëmshpërblim dhe ikën në Turqi ku dhe punon në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Ankara.

Gjatë punës ai has në dokumenta të rëndësishme në lidhje me planin e zbarkimit të aleatëve në Normandi, më 6 qershor, 1944. Këto dokumenta i fotografon dhe ia dorëzon konsullit gjerman Moy zisch për një shumë afër 15 000 livre britanike për çdo foto.

Iliaz Bazna u bë i njohur pas luftës, kur ky konsull botoi kujtimet e tij me titullin “Operacioni Ciceron”, ku pas ca vitesh përshtatet edhe për kinematografi, filmi i njohur me titullin “Afera Ciceron”./Fjala.al

———————————————————————————————-

LEXO EDHE: Kush ishte Xhejms Bondi i vërtetë, që frymëzoi personazhin e “Agjentit 007”

Në vitin 2014, lehtësimi i klauzolave të Ligjit britanik të Sekreteve, e lejoi një familje që kishte qenë gjithmonë kureshtare. Mbi angazhimin e gjyshit gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërorë. Që të zbulonte se ai ishte në fakt një agjent sekret në jetën reale.

Një profesion mjaft intrigues, aq më tepër për një njeri të quajtur pikërisht Xhejms Bond. Stefën Filips, nipi i Xhejms Çarls Bond, pati mundësinë që shihte me sytë e tij dokumente. Dikur të klasifikuara si tepër sekrete, në të cilat ai zbuloi për habinë e tij të madhe. Se gjyshi i tij ishte një oficer i shërbimit inteligjent britanik, dhe një anëtar i Ekzekutivit të Operacioneve Speciale (SOE) gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Që në moshë të re, Filips thotë se mban mend që e gjithë familja ishte paralajmëruar nga autoritetet. Të mos e pyeste gjyshin e tij mbi shërbimin e kryer në kohën e luftës. Gjithsesi Filips thekson se nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend që gjyshi i tij, Xhejms Bond. Të kishte shërbyer në një grupim kaq elitar të shërbimeve britanike të sigurisë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU