Ilir Meta dekoroi tre piktorë me titullin “Mjeshtër i madh”

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar piktorët Buron Kaceli, Mustafa Arapi dhe Qamil Prizreni me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Motivacionet:

Presidenti Ilir Meta i akordoi Titullin “Mjeshtër i Madh” Buron Kaceli për kontributin e pamohueshëm në jetën artistike dhe kulturore të vendit.
Kaceli u vlerësua si një ndër artistët e rëndësishëm me një krijimtari të bollshme të nivelit mjaft të lartë.
Po ashtu u vlerësua edhe ndikimi i rëndësishëm i tij në zhvillimet e artit tonë bashkëkohor.

Po me Titullin “Mjeshtër i Madh” u dekorua nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta, Mustafa Arapi (pas vdekjes):

Titulli iu dha në vlerësim të krijimtarisë së shquar me vlera të larta artistike.
Ai ishte një nga piktorët origjinalë në gjininë e kompozimit, grafikës dhe peizazhit.
Ishte pedagog, studiues, evidentues dhe restaurues i shquar i monumenteve të kulturës.
Shquhej për piktura murale, ikona, ikonostase, afreske dhe objekte liturgjike të autorëve të njohur mesjetarë.
Mes tyre edhe Onufri, Nikolla Qiprioti, Zografët, Shpataraku, Çetirët, Anagnosti) dhe autorë të tjerë anonimë.
Veprat e tij artistike janë të vlerësuara si në vend, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Ilir Meta dekoroi edhe Qamil Prizrenin për kontributin në trajtimin e temave historike kombëtare, në pikturë dhe në filatelinë shqiptare.

Ai konsiderohet si një ndër piktorët origjinalë dhe modern.
Vlerësohet sidomos në gjininë e kompozimit, portretit e peizazhit./ atsh

ObserverKult

Lexo edhe:

Filologu dhe studiuesi Shefqet Hoxha, u nderua nga Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i madh”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekoroi filologun dhe intelektualin e njohur kuksian, Shefqet Hoxha.

Profesor Shefqeti është doktor i shkencave filologjike, profesor i asociuar, gjuhëtar, dialektolog, muzeolog.

Ka të botuar mbi 65 libra e disa të tjera i ka në proces. Ndërsa ka botuar edhe rreth 700 artikuj shkencorë, publicistikë dhe kulturorë.

Në një Shqipëri europiane, këto vlera shpirtërore që na sjell Profesor Shefqeti, janë prova e dëshmi kulturore e historike, tha Ilir Meta.