Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, do të marrë pjesë në programin e famshëm italian “L’isola dei famosi”, ku do të sfidojë veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian. Kështu, ai do të përballet me sfida të ndryshme.
Lajmi është konfirmuar nga vetë balerini gjatë një interviste të dhënë së fundmi për programin “Më prit në fundjavë”.
“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, u shpreh Iliri.
Ai ka zbuluar në këtë mënyrë se dëshira e tij tashmë është konkretizuar.
Gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 1” ai tregoi se kishte marrëdhënie shumë të mirë me ‘reality-showt’. Dhe jo vetëm se doli triumfues dhe fitoi 100 mijë euro, por edhe për lojën dhe inteligjencën e treguar.
Kujtojmë që më herët në programin “Dance” në televizionin Klan, ku Ilir Shaqiri ishte kryetar jurie, Alketa Vejsiu konfirmoi aludimet që qarkullonin prej kohësh.
“Kam bindjen që ti Ilir Shaqiri do ta fitosh “L’isola dei famosi”, tha Alketa, duke zbuluar planet e balerinit./bordo.al
ObserverKult
—————————————————————————————————
Lexo edhe:
KLEDI KADIU EMËROHET ANËTAR I KËSHILLIT ADMINISTRATIV TË BALETIT NË ROMË
Balerini i suksesshëm shqiptar në Itali, Kledi Kadiu është emëruar anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë.
Ky vlerësim është bërë nga Ministri Italian i Kulturës Alberto Bonisoli me motivin e suksesit profesional të balerinit shqiptar në Itali.
Dhe pse në moshë të re, aktualisht 45 vjeç, Kledi Kadiu ka një eksperiencë të gjerë artistike.
Suksesi televiziv në Itali erdhi pas pjesëmarrjes së tij në programet “Amici” , “C’e posta per te”.
Po ashtu në “Buona Domenica”, “Proggeti Danza” e “Pequenos Gigantes”.
Në Romë ka themeluar shkollën e tij të baletit “Kledi Dance”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult