Ilir Shaqiri: Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dikur kalonim ilegalisht Bunën

Këngëtari dhe autori i shumë këngëve shqipe Ilir Shaqiri u shpreh se Festivali madhështor i këngës ka mbështetur shumë shqiptar të Kosovës dhe vazhdon ende t’i mbështesë.

Shaqiri tregoi se dikur ai kalonte ilegalisht kufirin për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës por me një shpresë shumë të madhe për të bërë diçka për Kosovën.

“Ishte viti 1994 dhe vija me një kompozim të Naim Gjoshit dhe poezi nga Ymer Shkreli. Ishte e mbyllur për ne artistët në Kosovë në atë kohë. Kemi kaluar Bunën ilegalisht nga Kosova por megjithatë ajo ishte arma jonë që u deshtë të bënim diçka për atë zymtësi.

Është kënaqësi shumë e madhe, RTSH ka hapur dyert për artistët e rinj kosovar të cilët do të jenë e ardhmja e këngës”, tha këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Iliri Shaqiri.

Videon mund ta shikoni KËTU:

RTSH

ObserverKult


Lexo edhe:

ILIR SHAQIRI: PYETE ZEMRËN (TEKSTI DHE KËNGA)

Teksti i këngës “Pyete zemrën” e kënduar nga këngëtari Ilir Shaqiri

Hej ngado ika e shkova,
Ngado brodha nëpër botë,
Prap’ ndrinjët më kthejn’ te kjo tok’.
Hej e shoh nënën time, tek pjek bukët në çerep,
Pastaj na përkund me këng’ në djep,

Syt’ naj lan’ me uj’ bore,
E na flet në gjuh’ arb’rore,
Rritu djal’ si lisi n’mal,
Ti m’u bëfsh bir sikur Leka i Madh.

N’dasmat tona me tadora,
T’i vejm’ plisat bardh si bora,
Të dëgjoj çdo gur e lis,
Kët’ gjuh’ t’ëmbël, gjuh’ të përëndis’.

Pyete gjakun, pyete zemrën,
Pyete tokën, ku e hedh këmbën,
Pyeti lisat, përmbi kreshta,
Përshëndesin me dor’ n’zemër, tungjatjeta.

Hej se ç’më vjen të thrras,
Me zë burri të pisk’lloj,
Ta shprush gjakun, zemrën ta trazoj,
Hej n’gjitha gjuht’ e botës,
Dit’ për dit’ un’ ligjëroja,
Pastaj, natën, veç në shqip vajtoja.

Tekstin e plotë të këngës dhe videon mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult