“Ilirët ishin jashtëtokësorë, Skënderbeu e dinte. Troja është në Lezhë”, zbuloni “Tezat” e Eva Brinjës (VIDEO)

eva brinja

Eva Brinja është autorja e librit “Tezat”, ku ka bërë publike idetë e saj nga kultura antike e Mesdheut dhe ajo ilire.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, tek Enkel Demi, Brinja ka deklaruar se alienët kanë ndërhyrë në ADN e njeriut 200 mijë vjet përpara.

Sipas saj, shoqëria njerëzore ka hyrë tani në një periudhë që në mënyrë të vetëdijshme po integrohet me kozmosin.

“Vitin e kaluar, një nga laboratorët që është universitar në Amerikë dhe punon me fondet e shtetit amerikan, kanë zbuluar që ndërhyrja e fundit në ADN-në e njeriut është 200 mijë vjet përpara.

Alienët kanë ndërhyrë në trupin e njeriut. Dmth shoqëria njerëzore ka hyrë tani në një periudhë që në mënyrë të vetëdijshme po integrohet me kozmosin. Në kuptimin që jemi të vetëdijshëm se çfarë është jashtë tokës, janë të pranishëm, janë duke na vëzhguar, ky është një moment integrimi në mënyrë të vetëdijshme.

Ne jemi pjesë e tyre. Kjo është historia. Prandaj edhe librin “Tezat” unë e kam nisur nga artifaktet”, u shpreh ndër të tjera Brinja./abcnews.al

Në vazhdim në video gjeni edhe ide tjera interesante nga Eva Brinja:

Shikojeni Videon:

ObserverKult

Kliko edhe:

AGJENDA E ALIENËVE- LEGJENDA, BAZAT E NËNDHESHME DHE JASHTËTOKËSORËT