Teatri i Operas dhe Baletit, tërësisht i rinovuar do të rihapet më datë 15 shtator.
Mbrëmja gala që do të rihapë teatrin do të sjellë në Tiranë edhe emrat më të shquar të skenave shqiptare dhe botërore.
I ftuari special është Placido Domingo, por nuk do të mungojnë as yjet shqiptarë si Ermonela Jaho, e cila ka pohuar se nuk do t’i mungojë mbrëmjes madhështore.
Këtë gjë Jaho e ka deklaruar përmes një video ku duken dhe mjediset e reja të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Ajo shprehet duke thënë se është mjaft e lumtur dhe e nderuar që do të marri pjesë në hapjen e teatrit, si dhe që do të ketë në krah artistë të mëdhenj si Placido Domingo.
“Shumë e lumtur që të marr pjesë në hapjen e teatrit tonë kombëtar të Operas dhe Baletit, në mes të artistëve të mi bashkëkombas dhe me pjesëmarrjen e legjendës së operas botërore Placido Domingo. Një falenderim i madh për të gjithë ata breza artistësh që kontribuan në themelimin dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Një falenderim i veçantë për të gjithë ata që ideuan dhe realizuan këtë projekt. Kur punojmë të gjithë së bashku drejt të njëjtit qëllim, asgjë nuk është e pamundur, shkruan Jaho.
LEXO EDHE: Placido Domingo dhe Ermonela Jaho, të ftuar specialë në inaugurimin e TKOB