Është inauguruar Biblioteka më e re në kryeqytet, “Moikom Zeqo”. Bashkëshortja e tij, arkitektja Lida Miraj, e cilëson këtë iniciativë të Bashkisë së Tiranës shumë prekëse. Ndërsa, uron që Biblioteka të jetë në shërbim të të rinjve
Tetë muaj pas ndarjes nga jeta e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur Moikom Zeqo, emrin e tij do ta mbajë Biblioteka më e re në kryeqytet, Tianë, në rrugën “Tefta Tashko”. Godina e verdhë e sapo inauguruar, ka çelur dyert për dashamirësit e parë të letrave dhe veprave që Zeqo shkroi. Para inaugurimit, bashkëshortja e tij, arkitektja Lida Miraj, shpreh mirënjohjen për këtë nderim që i bëhet shkrimtarit.
“Jam e emocionuar shumë, kur për herë të parë pashë shkrimin që është shënuar emri i bibliotekës “Moikom Zeqo”. Moikomi meritonte shumë, prandaj e falënderoj kryetarin e Bashkisë Erion Velinë, që e bëri këtë gjë. Është prekëse! Ne do të sjellim rreth 100 libra apo edhe çfarë të kemi më shumë mundësi, sepse kjo bibliotekë lidhet drejtpërdrejt me emrin e tij”, thotë Miraj.
Por, puna në nderim të veprës së poliedrikut, do të vijojnë dhe nga i biri, Epidamni, i cili ka themeluar Institutin “Moikom”, që do të jetë në shërbim të autorëve të rinj
“Instituti ‘Moikom Zeqo’ do të jetë aktiv në promovimin e të rinjve, është kjo që edhe Moikomi do të donte. Ne jemi në proces që të krijohet si qendër edhe në aktivitet të plotë”, shprehet Miraj.
Moikom Zeqo u shua në moshën 71-vjeçare. Ka shkruar rreth100 libra, në poezi, prozë, eseistikë, studime etj,, si “Laborator i ëndrrës”, “Kështu foli Mona Liza”, “Fata Morgana”. Është vlerësuar me titullin, “Mjeshtër i madh” dhe Urdhërin “Gjergj Kastëriot Skënderbeu”./shqiptarja.com