Incident në Shkodër, bien pjesë të fasadës, lëndohet aktori gjatë interpretimit (Video)

Aktori, Nikolin Ferketa, është lënduar në shpinë pasditen e djeshme, teksa interpretonte rolin e tij në shfaqjen e quajtur “Anmiku në Shtëpi”.

Trupa e teatrit “Migjeni” po jepte shfaqje në zonën muzeale të Shkodrës, kur në një moment, një copë suvaje ra nga fasada e një ndërtese të vjetër në lagjen “Gjuhadol” dhe aktori u lëndua.

Aktori Ferketa i cili mori një dëmtim në shpinë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, mëson “Panorama”.

Në momentin që ndodhi incidenti, aty pranë ishin edhe fëmijë të vëgjel të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre për të ndjekur këtë shfaqje.

Shpesh herë është ngritur ky alarm për ndërtesat e vjetra që nuk kanë asnjë lloj sigurie në Shkodër dhe në total janë të paktën 28 të tilla./panorama.al

LEXO EDHE: Tërmeti i 2019 rrezikon trashëgiminë kulturore në Durrës