Inida Brahimi: Gjithçka për pak Ti

(Gjithçka për pak Ti), poezi nga Inida Brahimi

Mua, gjithçka më thotë të të dua ;
Nga drita në sy e gjer në anatomi
Pa e ditur kohën kam marrë hua,
Një çast, një grimë për pak “Ti”

…dhe mbeti koha mbrëmanet
Në ajër dimri që të than,
Me zë të tij dëgjoj “jetë”,
Me zë të tij thërret “xhan“

Për pak “Ti” koha prapë ka rrjedhur
Se ti s’e di sa zemra ime të ruan
Si flakën e pakët në terr e në mjegull
Mall që veten ha e ty s’të shuan !

ObserverKult


Lexo edhe:

INIDA BRAHIMI: SA PAK U DESHËM…

Sa pak u deshëm atëherë
E përngaherë, fare pak
Aq sa dëborë ka zënë të bjerë;
Në kilometrat tanë të gjatë!

S’mbaj mend aq sa duhet
Se ç’përqafime ndamë
S’më kujtohen më as puthjet
U deshëm aq pak…

Poezinë e plotë mund ta gjeni KËTU