
Instituti Albanologjik dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, do të organizojnë tryezë shkencore kushtuar qëndrestarit të pazakontë, të paharrueshmit Adem Demaçi, në shenjë të 90-vjetorit të lindjes së tij.
Ky aktivitet do të mbahet më 8.4.2026, me fillim nga ora 10:00, në ambientet e Institutit Albanologjik.
“Në tryezën e titulluar “Trashëgimia demaçiane – vlerë unike kombëtare” me kumtime do të paraqiten albanologët dhe studiuesit e njohur Hysen Matoshi, Arbër Hadri, Fadil Grajçevci, Nuridin Ahmeti, Haxhi Ademi, Faton Krasniqi, Fatmir Arifi dhe Albulenë Halili”, thuhet në njoftimin e Institutit Albanologjik.
ObserverKult
Lexo edhe:






