reklamë

Instituti Albanologjik organizon tryezë shkencore për Ibrahim Rugovën

Instituti Albanologjik-Prishtinë do të organizojë tryezën shkencore “Ibrahim Rugova, mendimtari dhe prijësi”, më datën 24.03.2026, ora 10:00.

“Ky aktivitet që do të mbahet në ambientet e IAP-it organizohet në shenjë të nderimit profesional dhe respektit institucional për njërin nga ikonat e mendimit shqiptar për letërsinë dhe kulturën, studiuesin risimtar të letrave shqipe, prijësin e shqiptarëve në një kohë tejet të vështirë, Dr. Ibrahim Rugovën”, thuhet në njoftimin nga ky Institut.

Dr. Ibrahim Rugova ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik, njëri nga madhorët e historikut të institucionit tonë kërkimor dhe shkencor.

“Për emrat e referuesve në këtë tryezë shkencore, si dhe programin e plotë të saj, do t’ju njoftojmë në fillim të javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.

Fotografia e Ibrahim Rugovës që e përcjellë këtë njoftim u dërgua nga i biri i tij, Ukë I. Rugova, dhe është bërë në zyrën e tij në Institutin Albanologjik.

ObserverKult


Lexo edhe:

Ibrahim Rugova, prijësi që sfidoi regjimin komunist