Inteligjenca artificiale duhet të kontrollohet si armët bërthamore!

pichai

CEO i Google dhe Alphabet, Sundar Pichai tha sot se shqetësimet për zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk e lënë të flejë. Kjo pasi sipas tij, teknologjia mund të jetë shumë e dëmshme nëse përdoret gabimisht.

Pichai bëri thirrje për një kuadër rregullator global për inteligjencën artificiale, të ngjashme me marrëveshjet e përdorura për të rregulluar përdorimin e armëve bërthamore. Pichai paralajmëroi se konkurrenca për të avancuar prodhimin e teknologjisë mund të çojë në anashkalimin e sigurisë, raportoi The Guardian.

“Mund të jetë shumë e dëmshme nëse zbatohet gabimisht. Ne nuk i kemi ende të gjitha përgjigjet, dhe teknologjia po ecën shpejt. Pra, a më mban kjo natën zgjuar? Absolutisht,” tha ai.

Pichai tha se qeveritë do të duhet të krijojnë korniza globale për të rregulluar inteligjencën artificiale, duke pasur parasysh se si po zhvillohet.

ObserverKult

Kliko edhe:

ELON MUSK LËSHON ALARMIN: INTELIGJENCA ARTIFICIALE, E RREZIKSHME PËR NJERËZIMIN