Inteligjenca Artificiale po kalon çdo limit, së shpejti do të na lexojë edhe mendjen

Zhvillimi i sektorit të Inteligjencës Artificiale e cila po përkthehet në muajt e fundit në programe gjithmonë e më të afërta për publikun, është risia më e madhe teknologjike e dekadave të fundit.

Nuk flitet vetëm për ChatGPT, softueri gjenial të cilit mund t’i kërkosh çdo informacion, por për dhjetëra klone të tij që po specializohen në fusha më specifike. Duke filluar nga përkthimi i fjalëve në imazhe, ose tabela.     

Por kërkimet në këtë fushë duken vërtet pa limite, dhe po shkojnë në një drejtim që kujton vërtetë disa skenare të detajuara në romane dhe filma me karakter distopik.

Rasti i fundit vjen nga Universiteti i Osakës, në Japoni, aty ku studiuesit që po hulumtojnë mbi inteligjencën artificiale po zhvillojnë një algoritëm.

E ky algoritëm me shumë gjasa do të mund të lexoj mendjen e njerëzve.  

Në eksperimentet e kryera, pjesëmarrësit vullnetarë, pasi shohin pamje të ndryshme, pranojnë t’ju bëhen disa rezonanca magnetike.

Këto pamje të skanuara i dërgohen softuerit të inteligjencës artificiale, algoritmi i të cilit analizon të dhënat dhe i përkthen në pamje reale.

Programi ende është në fazën e hipotezës të asaj që truri i secilit mendon. Por sipas studiuesve përgjigjet ishin të sakta në rreth 80% të rasteve, edhe pse shumë punë ka ende për t’u bërë.

Studimi përben një hap të madh në zhvillimet e mundshme të Inteligjencës Artificiale, por pa problematikat që kishte një nga projektet madhore të Elon Musk, Neuralinku, që nënkuptonte gjithsesi një ndërhyrje kirurgjikale.

Koha kur thjesht nga një mendim mund të krijojmë vepra artistike duket i afërt, por ndoshta jo i largët duket edhe momenti kur mendimet tona më të fshehta nuk do të kenë më asnjë privatësi./a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

INTELIGJENCA ARTIFICIALE PO “PUSHTON” BOTËN: 20 PROFESIONE DO TË ZHDUKEN SË SHPEJTI

Shumë prej nxënësve kujtojnë me mall mësuesen e tyre të letërsisë, ose mësuesin e historisë.

Por këto profesione kaq të dashura për gjenerata të tëra mund të zhduken pjesërisht, për shkak të avancimit të teknologjisë, në veçanti për shkak të përhapjes së inteligjencës artificiale.

Një studim i këtyre ditëve nga universitetet prestigjioze amerikane të Princeton, Universiteti i Pensilvanisë dhe ai i Nju-Jorkut, ka hulumtuar mbi efektet ndaj punësimit në industritë amerikane të aplikacionit. Ndoshta aplikacionit më të njohur të inteligjencës artificiale për momentin, ChatGPT.

Por më pas u zgjerua edhe në fusha të tjera.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult