Shumë prej nxënësve kujtojnë me mall mësuesen e tyre të letërsisë, ose mësuesin e historisë.
Por këto profesione kaq të dashura për gjenerata të tëra mund të zhduken pjesërisht, për shkak të avancimit të teknologjisë, në veçanti për shkak të përhapjes së inteligjencës artificiale.
Një studim i këtyre ditëve nga universitetet prestigjioze amerikane të Princeton, Universiteti i Pensilvanisë dhe ai i Nju-Jorkut, ka hulumtuar mbi efektet ndaj punësimit në industritë amerikane të aplikacionit ndoshta më të njohur të inteligjencës artificiale për momentin, ChatGPT, por më pas u zgjerua edhe në fusha të tjera.
Sipas studimit, jo pa habi, profesionet më të rrezikuara nuk janë ato që lidhen me shkencat ekzakte, por më shumë ato letrare ose që kanë të bëjnë me fushën e analizës historike dhe shoqërore, multidimensionale, pikërisht aty ku elementi njerëzor cilësohej si i pazëvendësueshëm.
Pra më shumë se inxhinierë dhe matematicien, inteligjenca artificiale do të godasë mësuesit e shkollave, veçanërisht ato të letërsisë dhe gjuhëve të huaja, por edhe ato të shkencave politike dhe sociologjisë, por edhe ato në shërbimet ligjore, që shpesh jepen online.
Pikërisht, në një dimension afatshkurtër, kategoria më e rrezikuar sipas studimit është ajo e operatorëve që punojnë në call-center, por rrezikojnë edhe psikologët, ndërmjetësit kulturorë, madje edhe vetë avokatët, në një të ardhme më afatgjatë./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
SIMFONIA E 10-TË E BETOVENIT PËRFUNDOHET NGA INTELIGJENCA ARTIFICIALE
E besoni dot? Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale
Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme.
Eshte deshmuar se pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më.
Kreativiteti duket sikur ishte një ekskluzivitet i trurit të njeriut. Por kjo me duket e dyshimte.
Pasi kompjuterat i përfunduan deri në fund kompozimet e Gustav Mahlerit dhe Franz Schubertit, i erdhi radha Ludwig van Beethovenit.
Kur kompozitori vdiq, ai e la të papërfunduar simfoninë e tij nr. 10-të.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult