
Ekspertët në Muzeun Guggenheim në Nju-Jork zbuluan, kohë më parë, një qen të vogël të vizatuar e të fshehur nën sipërfaqen e një pikture të piktorit të famshëm Pablo Picasso.
Vizatimi i një qeni të bukur me një hark të kuq u zbulua nga ekspertët e muzeut gjatë një analize teknike të pikturës “Le Moulin de la Galette”, përpara ekspozitës së veprave të hershme të Picasso-s.
Vendin qendror në foto e zë një tavolinë ku janë ulur tre persona, ndërsa të tjerët kërcejnë rreth tyre.
Ekspertët zbuluan gjithashtu një mysafir të katërt në tryezë, të mbuluar me bojë të errët, raporton CNN.
Ata ishin në gjendje të riprodhonin se si dukej fillimisht qeni në tryezë me ndihmën e rrezeve X fluoreshente. Një metodë kjo që harton elementët kimikë në imazh.
Muzeu thotë se ata nuk janë të sigurt pse Picasso vendosi të hiqte qenin nga piktura.
Një supozim është se fytyra e tij bukuroshe dhe harku i kuq shpërqendrojnë shumë vëmendjen nga pjesa tjetër e përbërjes.
Dmth për të mos “vjedhur shfaqjen”.
Picasso bëri ndryshime të tjera në këtë pikturë, duke përfshirë përshkrimin e çiftit të kërcimit, si dhe rilyerjen e karriges bosh.
Ndryshimi i imazheve do të bëhej më vonë praktikë e rregullt e Picassos.
Kjo pikturë konsiderohet si një nga shembujt më të hershëm të një pune të tillë.
ObserverKult

Lexo edhe:
PIKASO ISHTE NXËNËS I TMERRSHËM, POR DON ZHUAN
Pikaso, Henri Matisse dhe Marcel Duchamp konsiderohen si tre artistët të cilët me mënyrat e tyre origjinale në artet plastike në dekadat e para të shekullit të 20-të. Ata janë përgjegjës për zhvillime të rëndësishme në pikturë, skulpturë dhe artin e qeramikës.
Bashkë me Georges Braque, Pikaso e themeloi kubizmin. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë.
Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult






