“International Kosova Clarinet Fest”, ja risitë që i sjell sivjet

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetës (International Kosova Clarinet Fest) do të mbahet së shpejti ndërkaq pjesëmarrës do të jenë klarinetistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

Blerim Emerllahu, organizator i këtij festivali, në ATV, tregoi se bëhet fjalë për një festival ku zakonisht pjesëmarrës direkt do të jenë të gjithë komuniteti i klarinetistëve.

“Do të zhvillohet një program shumë i mirë ku do të punohet me klarinetistë të huaj, ndërkombëtarë dhe atë program, pastaj ne arrijmë ta plotësojmë në koncerte dhe shfaqje të ndryshme. Këtë vit kemi të bëjmë me emra shumë të rëndësishëm të botës së klarinetit”, tha Emerllahu.

Ai tregoi se festivali do të nisë me klarinetistin e njohur me origjinë shqiptare që jeton dhe vepron në Francë, Genti Dollani, i cili do ta drejtojë një ansambël të krijuar për këtë festival.

“Me datë 4 nëntor ne e kemi zgjedh të fillojmë me klarinetistin Genti Dollani. Është një klarinetist me origjinë shqiptare që jeton dhe vepron në Francë.

Është një artist shumë i madh që e kemi dhe kemi gjetë një bashkëpunim shumë të mirë të kahershëm me të, por sidomos këtë edicionin e katërt e kemi bërë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me të dhe do të jetë prezent me datë 4 nëntor. Ai do të drejtojë një ansambël të formuar tashmë nga vetë festivali me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe mendoj që do të ketë edhe nga Mali i Zi, po presim një konfirmim”, tregoi Emerllahu.

Festivali “International Kosova Clarinet Fest” do të fillojë me 4 nëntor në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Kombëtare Universitare./atv

ObseverKult


festi

Lexo edhe:

LA FAZANI ME “OJ KOSOVË”, FITUES NË EDICIONIN E PARË TË FESTIVALIT TË KËNGËS

Arbër Salihu, i njohur si La Fazani, me këngën “Oj Kosovë” është shpallur fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK.

Çmimi është ndarë nga kryeministri Albin Kurti.

“Kaq shumë energji e bukuri për më shumë se dy orë, përjetim i paharrueshëm dhe përvojë e veçantë besoj për secilin prej nesh që ishte këtu”, ka thënë Kurti para se t’i jepte çmimin La Fazanit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


xhevahir spahiu
Xhevahir Spahiu

XHEVAHIR SPAHIU: EJA TË VDESIM, E DASHUR!

Eja të vdesim, e dashur,
shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti,
a s’e dëgjove në TV si kryelajm?
Eja të vdesim, e dashur,
s’ka rëndësi në rron si rob a zot,
arkivoli është gati,
dy metra vend gjithashtu,
makinë e funeralit,
kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu.
Eja të vdesim, e dashur,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult