Intervistë e Faik Konicës: Durrësi duhet të jetë kryeqytet shqiptar përkohësisht…

 “Le Journal” ka botuar, të dielën e 25 janarit 1914, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me intervistën e Faik Konicës me gazetarin e “Secolo-s”. Të cilin shkrim, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vjenë, 24 janar. (Nëpërmjet telefonit) – Një koleg i Secolo-s pati një intervistë me një shqiptar që jeton në Trieste, Presidentin Faik Bej Konica i cili i tha atij se këto ditë të gjithë delegatët shqiptarë aktualisht jashtë vendit do të takoheshin në Trieste për të udhëtuar së bashku në Shqipëri për të nderuar Princ Vidin gjatë ardhjes së tij.

Presidenti deklaroi gjithashtu se princi do të ishte i detyruar të rrethohej me një suitë të shkëlqyeshme si dhe truproja të shumta për të dhënë përshtypje të mira popullit të tij.

Qyteti i Durrësit do të konsiderohet si kryeqytet vetëm përkohësisht. Sa i përket situatës financiare të Shqipërisë, Presidenti deklaroi se buxheti do të jetë 18 milion franga. Shteti i ri do të ketë një qëndrim miqësor ndaj Austro-Hungarisë.

ObserverKult


Lexo edhe:

FAIK KONICA: JA ÇFARË UDHËHEQËSI E DUAN SHQIPTARËT

“Le Journal” ka botuar të premten e 4 prillit 1913, në faqen e katërt, një shkrim në lidhje me intervistën e Faik Konicës për “Neue Freie Presse”.

“Shqiptarët nuk duan për udhëheqës Dukën e Montpensier-it

Vjenë, 3 Prill. (Nëpërmjet një shkrese të korrespondentit tonë të veçantë.)

Faik Bej Konica, president i kongresit shqiptar në Trieste, ekspozon, në një intervistë të botuar nga ‘Neue Freie Presse’, planet për organizimin e brendshëm të Shqipërisë së re. Dhe thotë se një punë shumë e rëndësishme, do të jetë edukimi i grave shqiptare.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU