“Intriga”, nga Jorge Luis Borges

Jorge Luis Borges

Nga Jorge Luis Borges

Që tmerri i tij të ishte i përsosur, Qezari, i rrethuar tek këmbët e statujës prej thikave të ngutshme të miqve, mes fytyrave dhe teheve zbulon atë të Mark Brutit, të përkrahurin e tij, ndoshta birin e tij, dhe atëherë dorëzohet e thërret: Edhe ti, biri im?! Shekspiri dhe Kevedoja rrokin klithmën patetike.

Fatit i pëlqejnë përsëritjet, variantet, simetritë; nëntëmbëdhjetë shekuj më vonë, në jug të provincës së Buenos Airesit, një fshatar sulmohet nga disa fshatarë të tjerë dhe, kur rrëzohet, njeh fijanin e tij dhe i thotë me qortim të butë dhe habi të plogët (këto fjalë duhen dëgjuar, jo lexuar): Edhe ti, ore?! E vrasin dhe ai nuk e di se po vdes që të përsëritet një skenë.

(Në shqip nga: Erion Karabolli)

ObserverKult


Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: UNË PASKAM VETËM NJË ARMIK…