Ipeshkëvia vendos pa leje shtatoren e Rugovës para katedrales

Ipeshkëvia e Kosovës e ka vendosur shtatoren e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në oborrin e katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, pa lejen e komunës.

Kjo vjen pasi Ipeshkëvia hoqi dorë nga vendosja e shtatores së Anton Çettës për të cilën kundërshtoi familja e tij, njofton Klan Kosova.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se për vendosjen e shtatores së Rugovës nuk ka dhënë leje komuna e as nuk i është kërkuar një e tillë.

Shtatorja e tij është e punuar nga skulptori Fatmir Hoxha dhe pritet që të përurohet.