Romani “Persepolis” vjen në shqip i përkthyer nga Mirela Kumbaro dhe Edmond Tupja duke rrëfyer jetën private dhe publike në Iran. E veçanta e këtij botimi lidhet me zhanrin, duke sjellë historinë e vajzës të vogël përmes vizatimeve ilustruese. Subjekti i romanit ka përkime me realitetin shqiptar gjatë periudhës së regjimit komunist.
Realiteti i jetës në Iran i parë nga sytë e nja vajze 12-vjecare vjen për publikun në librin “Persepolis” një zhanër i ri postmodern. Me përkthim nga Mirela Kumbaro dhe Edmond Tupja libri sjell autobiografinë e vajzës e cila përjeton realitetin e jetës në publik dhe në privat në Iran.
Ky libër për përkthyesen Kumbaro paraqet më së miri realitetin e atjeshëm e cila ka deri diku ngjashmëri edhe me periudhën e komunizmit në Shqipëri.
Kumbaro: Shahu me familjen e tij bëri një monopolizim të qeverisjes. Pushteti që administron shteti në atë periudhë i trajton kundërshtarët e vet në mënyrë demokratike duke diskutuar, debatuar dhe pastaj duke shkuar në zgjedhjet e ardhshme apo i trajton në mënyrë diktatoriale siç kemi qenë ne në kohën e diktaturës?
Lidhur me përkthimin e këtij romani, profesor Tupja evidenton faktin se pavarësisht shqipërimit të saj prej dy personave, gjatë leximit nuk dallohet asnjë thyerje.
Tupja: Përkthyem secili pjesën e vet pastaj lexuam secili librin më vete. Kështu kemi vepruar.
Romani i autores Marjane Satrapi u prezantua në bibliotekën e kryeministrisë ku të pranishëm ishin nxënës të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë të cilët patën rastin të zhvillonin një diskutim të hapur me përkthyesit e librit.