Sikur ta fillojmë diskutimin me programet vulgare të televizioneve kombëtare?!
Nga Irena Beqiraj
Tik-tok, e media të tjera sociale janë problem i madh por të mos harrojmë se sot eshtë e vështirë të shikosh televizor pa dhunë verbale e fizike, pa ekzibicionizëm seksual, pa vulgaritet ekstrem të të folurit, me humoristë që rrallë ngrihen mbi humorin e rrugës.
Ky mizerabilitet, ku normalizohet mizoria, armiqësia, mediokriteti, pabesia, vulgariteti, injoranca, mashtrimi kulmon duke kurorëzuar edhe shpërblyer përdoruesin më të mirë të tyre. Edhe ky fenomen ka pushtuar më së shumti televizionet kombëtare.
Sikur qeveria ta fillojë studimin ose diskutimin e situatës (se studimet nuk para i kanë qejf) më degradimin e televizionit si komercializuesi më i madh i vulgut, dhunës, edhe injorancës ndërkohë qe është mjeti më fuqishëm i të mësuarit social?!
ObserverKult
Lexo edhe: