Irma Libohova zbulon mesazhin e fundit me Hueyda El Saied

Ndarja nga jeta e artistes së njohur shqiptare, Hueyda El Saied ka trishtuar familjarët, kolegët dhe të afërmit e 46-vjeçares.

Për këtë, këngëtarja, Irma Libohova, ka zbuluar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me moderatoren e ndjerë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka publikuar bisedën e fundit me 46-vjeçaren. Krahas fotos Irma shkruan: “U prefsh në paqe moj e mira Huejda!”.

LEXO EDHE: NDAHET NGA JETA ARTISTJA E NJOHUR, HUEYDA EL SAIED

Është ndarë parakohe nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied.

Burime bëjnë me dije për Fax News se artistja, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit. Ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Dhe duket e pabesueshme lajmi që është shuar në moshën 46-vjeçare.

Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me Gabrielin dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.

Hueyda dhe Thierry zbuluan se ishin martuar në dhjetorin që lamë pas, në një ceremoni private, ndërkohë që artistja do ti dedikonte atij dhe një postim prekës.

“Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja, bashkëshorti im, shpirti im binjak, shoku im më i mirë! Kemi 9 vite që e njohim njëri-tjetrin, 4 vite të dashuruar dhe 9 muaj të martuar, por për mua, 1 jetë nuk mjafton që të të dua çdo minutë.

Gabriel dhe unë jemi me fat që kemi pranë një burrë të zgjuar, shakaxhi, protektiv, me vetbesim, puntor, të pakrahasueshëm, të sinqertë, të kujdesshëm dhe të kultivuar. Je babai dhe burri më i mirë. Ne e dimë që mund të mbështetemi tek dashuria dhe afeksioni yt. Festofsh ditëlindjen më të bukur”, shkruan ajo në muajin gusht…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU