“La Stampa” ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në faqen nr. 2, intervistën që e dha Isa Boletini për gazetën “Corriere d’Italia”.
Aurenc Bebja, e ka sjellë këtë intervistë për publikun shqiptar:
“Corriere d’Italia” i kërkoi Isa Boletinit, liderit të njohur shqiptar i cili është aktualisht në Romë, përshtypjen e tij për Shkodrën dhe Janinën në rast se ato u atribuoheshin (jepeshin) përfundimisht aleatëve.
ISA BOLETINI:
Nëse Shkodra dhe Janina do t’u jepeshin aleatëve, u përgjigj Boletini, unë do të ndieja të njëjtën dhimbje që do të ndienin italianët nëse Roma do të dorëzohej!
Nëse do të kisha mjaft njerëz dhe armë, nuk do të ngurroja asnjë moment të vrapoja mbi Bunë, për të rrëmbyer me armë qytetin nga pushtuesit.
Më dhemb zemra kur mendoj për qytetin e Shkupit, Manastirit, Kosovën, të dhëna serbëve, sepse ne i kemi ruajtur të gjitha këto territore dhe qytete duke derdhur shumë gjak, duke i mbrojtur nga veprat penale të xhonturqve.
Thuhet se i gjithë vilajeti i Kosovës u është dorëzuar serbo-malazezëve, por ju e dini që unë refuzoj ta besoj këtë zë!
Unë gjithmonë kam pasur një besim të madh në drejtësinë e Evropës së civilizuar dhe nuk mund të mendoj se Evropa ka lejuar një luftë për pohimin e parimit të kombësisë, dhe më pas duhet të pranoj një epilog që vjen për të asgjësuar kombësinë tonë, që përmes shumë ngjarjeve kemi mundur ta pohojmë dhe mirëmbajmë.
Pastaj është çështja e fesë: katolikët dhe myslimanët janë të bashkuar për të luftuar për të njëjtin parim. Organizimi i Shqipërisë së sotme na privon nga e drejta jonë e shenjtë dhe na largon nga përfitimi i paqes.
Për këtë do të kishim preferuar zgjedhën turke, e cila, në mos asgjë tjetër, na ka lejuar të vazhdojmë me një farë lirie.
ObserverKult
—————————
Lexo edhe:
Si e organizuan vrasjen e Isa Boletinit?
“Zbatimi i reformave, Mitrovica në pushtetin e Isa Boletinit”