Ish-bunkeri komunist, muzeu Bunk’Art 2, ‘pushtohet’ nga turistët e huaj (Foto)

Ish-bunkeri komunist i kthyer në Muze në Tiranë Bunk’Art 2 vijon të jetë një atraksion i madh për turistët e huaj. Bunk’Art 2 është një nga pikat turistike që mund të vizitosh në Tiranë ku turistët e huaj mësojnë për historinë e komunizmit dhe popullit shqiptar duke u shndërruar në një pikë referimi mjaft të vizitueshme.

Mëngjesin e sotëm kanë qenë të shumtë turistët e huaj, të cilët janë shfaqur në dyert e Bunk’Art 2 për të parë brenda tunelit, që është ndërtuar mes viteve 1981 dhe 1986 dhe mund të konsiderohet si një nga “veprat e mëdha” të fundit të kryera nga regjimi komunist në kuadër të projektit të bunkerizimit që kishte filluar në fillim të viteve ’70.

Ky bunker përbëhet nga 24 dhoma, nga një apartament të rezervuar për Ministrinë e Brendshëm dhe nga një sallë e madhe e dedikuar telekomunikacionit.

Ashtu si shumë bunkerë të tjerë të kësaj madhësie, dhe ky është ndërtuar për të përballuar një sulm kimik e bërthamor të mundshëm. Në të vërtetë bunkeri nuk është përdorur as edhe për stërvitje./shqiptarja.com

LEXO EDHE: